Asistent i Fizioterapisë
COURSE DESCRIPTION
Ky program shkollor është dizajnuar për ata që dëshirojnë të bëhen profesionistë të asistencës në fizioterapi, duke ofruar një trajnim të plotë që përfshin zhvillimin e njohurive teorike dhe aftësive praktike të nevojshme për të mbështetur trajtimet fizioterapeutike dhe për të ndihmuar pacientët në rikuperimin e lëvizshmërisë dhe funksionit të trupit pas lëndimeve ose sëmundjeve.
KEY POINTS
KEY POINT 1
Studimi i strukturës dhe funksionit të trupit të njeriut dhe ndihma në kuptimin e lëvizshmërisë dhe kufizimeve fizike të pacientëve Njohuri të thella mbi muskujt, kockat, dhe sistemin nervor, si dhe si ato ndikojnë në lëvizjen dhe trajtimin fizioterapeutik
KEY POINT 2
Studimi i sëmundjeve të zakonshme që kërkojnë fizioterapi, si: sëmundjet muskulare dhe ortopedike, sëmundjet neurologjike dhe ato të sistemit kardiovaskular Njohuri mbi rehabilitimin e pacientëve pas operacioneve ortopedike dhe neurologjike
KEY POINT 3
Përshkrimi i metodave të ndryshme të fizioterapisë, si masazhi, teknikat e manipulimit të kockave dhe muskujve, terapie fizike dhe ujore Trajnim në përdorimin e pajisjeve të fizioterapisë, si aparaturat për elektroterapi dhe hidroterapi
Kurrikula
Pas përfundimit të programit të trajnimit, studentët mund të zgjedhin të specializohen në fushat e mëposhtme: Fizioterapi ortopedike Fizioterapi pediatrike Fizioterapi neurologjike Fizioterapi kardiovaskulare Fizioterapi respiratore Fizioterapi sportivë
What You'll Learn
Ky program ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që dëshirojnë të zhvillohen në një karrierë të suksesshme në fushën e fizioterapisë, duke kombinuar teorinë dhe praktikën dhe duke përgatitur studentët për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë për pacientët në nevojë.